Milani bën goditjen e parë, merr një mesfushor!

Milani bën goditjen e parë, merr një mesfushor!



Goditja e parë e Milanit në merkaton e janarit është Soualiho Meite i cili mund të konsiderohet praktikisht një futbollist i kuqezinjëve. Milani ka arritur akordin me Torinon për mesfushorin francez i cili në orët e ardhshme do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të bashkohet me skuadrën e tij të re në stërvitje. Një përforcim i rëndësishëm ky për Stefano Piolin duke parë edhe emergjencën që ka Milani në repartin e ndërmjetëm gjatë kësaj periudhe dhe mund të jetë i gatshëm që për transfertën ndaj Cagliarit. Meite transferohet te Milani në formë huazimi me të drejtë blerjeje për një total prej 10 milionë eurosh. 26-vjeçari i cili përpara se të transferohej te Torino është aktivizuar në Francë dhe Belgjikë, me skuadrën Granata në këto dy sezone e gjysmë ka luajtur në 93 takime duke realizuar dhe 4 gola.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us