Marrëveshja Kurti-Osmani, reagon familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Sot iu shua ëndrra këtij politikani



Sot është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit.

Këtij lajmi i është gëzuar familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imerit, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, familja Imeri e ka vlerësuar historike ditën e sotme, duke thënë se i Albin Kurti do të jetë kryeministër, e Osmani presidente.

Ata kanë thënë se Kurti e Osmani do të qeverisin bashkë së paku një dekadë. Sipas familjes Imeri, me këtë marrëveshje, i është shuar shpresa për president liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot është ditë historike për Kosovën, sepse është nënshkruar marrëveshja më e shëndetshme politike në historinë e re të Kosovës. Ky bashkim forcash dhe energjish ia risjell Kosovës kryeministrin Kurti, dhe siç tha Kurti do të rilegjitimohet Vjosa Presidente e Kosovës.

Duhet të jemi krenar me dy udhëheqësit shtetërorë të pa njolla, të pa korruptuar që nuk ka fuqi në botë që i shantazhon. Janë të ditur, të mençur, të guximshëm dhe përparimtar.

Sot, realisht është vendosur për një qeverisje së paku një dekadë. Regjimi i vjetër duhet të pushojë nga politika dhe nëse dëshirojnë mund t’i vizitojnë partnerët e vet në seancat gjyqësore në Hagë, sepse kohë do të kenë mjaft…U dëshirojmë punë të mbarë koalicionit LVV- Lista Vjosa.

Sot, me marrëveshjen Kurti-Osmani me 14/01/2021/është shuar ëndrra e Ramush Haradinaj të bëhet president i Kosovës.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us