Ka probleme me zemrën, Silvio Berlusconi shtrohet në spital

Ka probleme me zemrën, Silvio Berlusconi shtrohet në spital



Silvio Berlusconi, udhëheqësi i Forza Italia dhe presidenti i Monza (ish-presidenti i Milanit), u dërgua me urgjencë në qendrën e kardiologjisë në Monako, në Principatë, ku iu nënshtrua testeve për shkak të “një problemi aritmologjik të zemrës”.

Alberto Zangrillo, mjeku i tij personal e konfirmoi këtë për ANSA-n:

“Të hënën shkova urgjentisht atje ku banon përkohësisht presidenti, në jug të Francës, për shkak të një përkeqësimi. Pasi e vizitova, i sigurova shtrimin urgjent në spital në qendrën e kardiologjisë në Principatën e Monakos, sepse e konsiderova të rrezikshëm transportin drejt Italisë”.

Berlusconi ishte në Valbonne, një qytet afër Nisës, në Jug të Francës, ku jeton vajza e tij Marina. Sipas Zangrillos, kushtet e Berlusconit u përkeqësuan tri ditë më parë, aq sa ai u detyrua të shtrohej në spital.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us