Hostein Kiel turpëron Bayernin, e eliminon nga Kupa

Hostein Kiel turpëron Bayernin, e eliminon nga Kupa



E pabesueshme! Bayerni i Mynihut eliminohet nga Kupa e Gjermanisë nga një skuadër e Bundesligës së Dytë. Bëhet fjalë për Holstein Kiel, që befasoi kampionët në fuqi të Bundesligës, duke i nxjerrë jashtë kompeticionit pas goditjeve të penalltive.

Dy herë kaluan në epërsi bavarezët gjatë 90 minutave me Gnabry dhe Sane, por ekipi ambicioz që renditet i treti në Bundesligën 2 arriti të barazonte fillimisht me Bartels dhe më pas me Wahl në minutën e 5-të shtesë.

Rezultati çuditërisht nuk ndryshoi as pas dy kohëve shtesë nga 15 minuta, me fituesin që do të vendoset në ruletën e penalltive.

As Neuer nuk mundi ta shpëtonte nga turpi skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick, duke mos pritur një një penallti nga gjashtë që goditën kundërshtaret, ndërsa goditjen e fundit për Bayernin e gaboi Marc Roca.

Një eliminim i turpshëm ky për bavarezët, vetëm pak ditë pas humbjes 3-2 në kampionat në fushën e B. Monchengladbachut.

 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us