Hallaçi: Mundim Vllazninë e dalim nga situata, Kukësi për titull

Hallaçi: Mundim Vllazninë e dalim nga situata, Kukësi për titull



Kukësi-Vllaznia, që do të luhet këtë të premte, në orën 18:00, në “Elbasan Arean” është pa dyshim sfida më e rëndësishme e javës së 14-të të Superiores. Ishte pikërisht ekipi verilindor që u shkaktoi humbjen parë kuqebluve në “Loro Boriçi”. Trajneri i kuksianëve, Rrahman Hallaçi, më prononcimin para sfidës u shpreh se ka shumë besim në suksesin e radhës ndaj skuadrës së drejtuar nga Brdaric.

“E kemi vlerësuar shumë Vllazninë, sepse vijmë nga disa rezultate jo të mira. Vllaznia ka bërë mirë dhe ka entuziazëm, por ne po punojmë për të rritur sa më shumë moralin e skuadrës. Duhet pak kujdes, sepse përballë kemi një skuadër me kualitet, por i kemi mundësitë për të dalë nga kjo situatë. E di mirë se çfarë loje do të jetë nesër, do jetë ndeshje e luftuar, por të mos harrojmë se edhe ne kemi një organikë të mirë, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatet e duhura”.

Sulmi i Kukësit: “Kemi vuajtur në sulm, por edhe në mesfushë edhe mbrotje, por të gjithë bashkë do t’ia arrijmë të dalim nga kjo situatë. Nuk mund të themi se gara ka mbaruar gara. Skuadra është ndërtuar për trofe e ne nuk jemi dorëzuar. Një fitore nesër ndaj Vllaznisë e bën çdo gjë të hapur.  Me qetësi e kalojmë këtë ndeshje, kam plotësisht besim te skuadra. Do të afrohen 3-4 lojtarë cilësore. Kukësi nuk ka dalë nga objektivat dhe këtë e them me bindje.”



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us