E kryer, Luka Jovic prezantohet tek Eintracht Frankfurti

E kryer, Luka Jovic prezantohet tek Eintracht Frankfurti



Tashmë është zyrtare, Luka Jovic largohet nga Real Madridi për t’u bashkuar me Eintracht Frankfurtin në formë huazmi deri në fund të sezonit. Sulmuesi serb, i cili u transferua në “Santiago Bernabeu” nga “Deutsche Bank Park” për 60 milionë euro në verën e vitit 2019, do ketë mundësi të rigjejë formën në pjesën e dytë të sezonit në Gjermani.

Jovic shkëlqei tek Eintracht Frankfurti, duke rezultuar një nga sulmuesit me statistika mbresëlënëse, por nuk arriti të impresiononte në Madrid, ku rezultoi një blerje e dështuar.

23-vjeçari ka shënuar vetëm dy herë në 32 ndeshje për “Los Blancos” deri më tani, ndërsa gjatë sezonit aktual ka zbritur në fushë në vetëm pesë ndeshje.

Sulmuesi serb shpreson të rizbulojë formën e tij më të mirë në një mjedis të njohur. Drejtori sportiv i Frankfurtit, Fredi Bobic, foli për kthimin e Jovicit në Bundesligë:

“Luka nuk kaloi një kohë të lehtë në Madrid. Është e rëndësishme për të që të kthehet në rrugën e duhur. Ishte dëshira e tij e madhe të kthehej tek Eintrachti.”



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us