Barcelona vuan pa Messin, por prek finalen, ter Stegen bën mrekullinë te penalltitë

Barcelona vuan pa Messin, por prek finalen, ter Stegen bën mrekullinë te penalltitë


Kualifikim dramatik i Barcelonës në finale të Superkupës së Spanjës. Pa Lionel Messin në formacion për shkak të një problemi muskular, “blaugranat” nuk mundën të mbyllnin brenda 90 minutave çështjen e kualifikimit ndaj Real Sociedadit në Cordoba, madje as në shtesë, me 120 minutat që përfunduan 1-1 (shënuan de Jong dhe Oyarzabal me 11-m), teska në ruletën e penalltive u shfaq protagonist absolut Marc Andre ter Stegen, që priti dy 11-metërshat e parë ndërsa në serinë e tretë goditja e Willian Jose përfundoi përfundoi në shtyllë.

Megjithatë edhe në radhët e Barçës pati shumë pasiguri në goditjet e penalltive, me de Jong që gjeti shtyllën, ndërsa Griezmann e çoi topin mbi tra. Nga të besuarit e Koeman u treguan të saktë Dembele, Pjanic dhe në fund talenti Puig, që realizoi në serinë e pestë, pasi kishin shënuar Merino dhe Januzaj për Sociedadin.

Finalisti i dytë i Superkupës së Spanjës do të përcaktohet në duelin mes Real Madridit dhe Bilbaos, që do të zhvillohet këtë të enjte në mbrëmje, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 17 janar.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us