Arbër Shala ndahet me Renovën, klubi tetovar zyrtarizon largimin e tij

Arbër Shala ndahet me Renovën, klubi tetovar zyrtarizon largimin e tij


Klubi Futbollistik “Renova” dhe futbollisti Arbër Shala tashmë edhe zyrtarisht kanë ndarë rrugët, shkruan Gazetasheshi.com.

Tetovarët njoftuan për shkëputjen e kontratës me futbollistin për shkak se ky i fundit e kishte kërkuar një gjë të tillë për arsye personale.

Përmes llogarive në rrjetet sociale, Renova e bëri të ditur këtë vendim, teksa i uroi fat futbollistit në fjalë.

“Arbër Shala për shkaqe personale po largohet nga klubi.

Faleminderit shum Arbër për kontributin e dhënë,NE të dëshirojmë shëndet dhe shum suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Përpara se të transferohej te Renova, 29 vjeçari ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës.

Më parë ai ka bërë karrierë edhe te Drita dhe Gjilani, Hajvalia e Liria. Ndërkohë në Shqipëri ishte pjesë e Laçit dhe Kamzës.

/Gazeta Sheshi/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us