VIDEO / Lukaku e shpëton nga “ruleta ruse” e penalltive, Inter në çerekfinalet e Kupës – Balkanweb.com

VIDEO / Lukaku e shpëton nga “ruleta ruse” e penalltive, Inter në çerekfinalet e Kupës – Balkanweb.com


Inter siguron biletën për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Por deri te suksesi, skuadra zikaltër vuajti duke pritur 120 minuta lojë për të kaluar 2-1 Fiorentinën. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Vidal kaloi Interin në epërsi falë golit me 11-metërsh në minutën e 40-të.

Me rikthimin në fushë pas pushimit, Kuame në minutën e 57-të barazoi shifrat për Fiorentinën. Kaq për kohën e rregullt, ndërsa rezultati qëndroi i pandryshuar deri në minutën e 119-të. Për të evituar “ruletën ruse” të penalltive mendoi Lukaku, I cili shënoi golin e fiores dhe të kualifikimit për Interin. Në çerekfinalet e Kupës së Italisë, skuadra zikaltër do të përballet në derbin kundër rivalëve historikë të Milanit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us