Turqia aprovon vaksinën kineze kundër COVID-19



Organi zyrtar turk i barnave dhe pajisjeve mjekësore miratoi vaksinën kineze CoronaVac për përdorim urgjent kundër COVID-19.

Pas vlerësimeve të dozave, Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (TITCK) njoftoi se ka autorizuar vaksinën e njohur si CoronaVac, e cila u zhvillua nga kompania me bazë në Pekin SinoVac.

“Gjatë vlerësimit të të dhënave shkencore, mostrat që u dorëzuan në vendin tonë janë ekzaminuar në laboratorët e institucionit tonë gjatë 14 ditëve“, tha TITCK në një deklaratë.

Ai shtoi se vaksina do të dorëzohet me shpejtësi për publikun.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us