Temperatura nuk është më pjesë kyçe e përhapjes së koronavirusit, thonë studimet

Temperatura nuk është më pjesë kyçe e përhapjes së koronavirusit, thonë studimet


Studiuesit thonë se moti dhe temperatura duket se kanë pak ndikim në transmetimin e koronavirusit të ri që shkakton Covid-19.

Ata thonë se sjellja njerëzore siç është mbajtja e maskës dhe distancimi fizik janë faktorë shumë më të rëndësishëm në këto momente që duhet përfillen, shkruan Healthline, përcjell Gazeta Shneta.

Ata vërejnë se respektimi i këtyre praktikave të sigurta mund të zvogëlojë transmetimin e Covid-19 si dhe rrezikun e gripit.

Andaj, studiuesit në Universitetin e Teksasit, thonë se koronavirusi i ri përhapet me të njëjtën efikasitet, pavarësisht nga temperatura dhe lagështia e ajrit.

“Efekti i motit është i ulët dhe karakteristikat e tjera të tilla si lëvizja kanë më shumë ndikim sesa moti,” tha Dev Niyogi,  një profesor në shkollën e gjeoshkencave. “Për sa i përket rëndësisë relative, moti është një nga parametrat e fundit.”

Poashtu, rreziqet janë më të larta në rajone të dendura urbane, me ndërveprim të lartë shoqëror dhe mungesë të protokolleve të distancës sociale – theksoi profesor Dev Niyogi. /Gazeta Shneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us