‘Njeriu më i fortë në botë’ humbet 40 kg në dy muaj, megjithse konsumon 7,000 kalori në ditë (Fotot)

‘Njeriu më i fortë në botë’ humbet 40 kg në dy muaj, megjithse konsumon 7,000 kalori në ditë (Fotot)


Eddie Hall, ish-fitues i konkursit të famshëm “Njeriu më i fortë në botë” është shfaqur së fundmi në një formë të re elegante dhe tregon sesi ka humbur rreth 40 kg megjithse konsumon gati 7,000 kalori në ditë.

Hall tregon për humbjen dramatike në peshë duke thënë se kur u shpall në 2017, Njeriu më i Fortë në Botë, ai kishte një peshë kolosale prej rreth 190 kilogramë, ndërsa tani peshorja e tij tregon 150 kg dhe ndryshimi i trupit të tij është i dukshëm.

Fituesi i konkursit të famshëm në Britani kishte thyer rekordet duke ngritur 500kg – duke permiresuar rekordin e mëparshëm me 50kg, që mbahej nga po ai.

Por pas ngritjes së famshme ne finale, ai kishte humbur ndjenjat dhe një vit më vonë shpalli dorëheqjen nga sporti ekstrem, duke ruajtur vetëm titullin e 2017.

Tashmë ai fokusohet në ngritje të peshave më të ulëta dhe gjithashtu po stërvitet për një ndeshje boksi me Hafthor Bjornsson – edhe ai fitues i titullit “Njeriu me i Forte ne Bote” në 2018.

Hall shpejgon se pjesa më e madhe e rënies në peshë i detyrohet stërvitjes së boksit.

“Pas peshave, boksi është një sferë komplet tjetër e stërvitjes për mua duke kërkuar ushtrime të tjera atletike dhe rezistence”.

Programi im mbetet i çmendur, me gjashtë orë stërvitje në ditë, gjashtë vakte ngrënieje, takime pune e familjare”, thotë ai.

Sportisti thotë se ka ndryshuar dhe dietën e tij çka ka pasur pasoja në rënien në peshë.

Hall shton: “Prej masës time të madhe dhe programit të stërvitjes, duhet të ha shumë, ngrënia jo vetëm më shpenzon kohë por ka nevojë dhe për shumë planifikim”.

Ai shton se kur merrte pjesë në konkurrimet e peshave konsumonte rreth 12,000 kalori në ditë, ndërsa tani programi i ri i lejon vetëm 7,000 kalori.