Mustafa: Dëmet në bujqësi janë të mëdha, kompensimi pas vlerësimeve


Të gjithë fermerët e dëmtuar nga reshjet e fundit do të kompensohen nga Ministria e Bujqësisë pas vlerësimeve të të gjitha dëmeve në bujqësi që janë mjaft të mëdha.

Kështu ka thënë sot ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa gjatë vizitës që iu ka bërë fermerëve në Gjakovë, Junik dhe Klinë.

Mustafa tha se pas mbledhjes së raporteve nga të gjitha komunat për dëmet në bujqësi, Ministria e Bujqësisë do t’i kompensojë financiarisht të gjithë fermerët e dëmtuar.

“Në këtë rast gjatë vizitave në terren po shfrytëzoj rastin të shoh edhe fermerët që janë dëmtuat nga reshjet e fundit në këtë regjion. Në bashkëpunim me institucionet komunale edhe komisionet që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve për të bërë pastaj edhe kompensimin financiar të këtyre dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Momentalisht jemi në komunën e Klinës te një fermer që ka një serë grant nga Ministria e Bujqësisë që ka pësuar nga reshjet e fundit, e që do të shohim edhe mundësinë që pas vlerësimeve të këtyre dëmeve të bëjmë edhe kompensimin financiar”, tha ai.

Për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e vërshimeve të fundit, ministri Mustafa tha se është një proces që merr kohë.

“Është një proces që merr kohë, duhet mbledhur raportet e të gjitha komunave, nuk është vetëm kjo komunë, fatkeqësisht është një numër i madh i komunave ku kanë pësuar fermerët nga fatkeqësitë natyrore ose nga reshjet e fundit. Do të bëjmë një përmbledhje përfundimtare nga të gjitha këto raporte për të gjithë fermerët, do të nxjerrim edhe një vendim në Qeveri dhe pastaj Ministria e Bujqësisë përmes buxhetit që për herë të parë më 2020 për të vazhduar edhe më 2021 kemi një buxhet të ndarë ose kod të veçantë për kompensimin e këtyre dëmeve”, tha Mustafa.

Ai gjatë vizitës te fermeri Milot Jusufi në Bokshiq të Klinës tha se kanë parë nga afër edhe rezultatet e punës së dy programeve të Ministrisë së Bujqësisë, programi për grante në vlerë 29 milionë euro për periudhën korrik 2020-dhjetor 2021 dhe mbi 70 milionë euro të formave të ndryshme të subvencioneve dhe kompensimin e dëmeve.

Po ashtu ministri në detyrë ka vizituar edhe fermerin Bardhyl Marmullaku në Klinafc të Klinës.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us