Është miratuar programi për imunizimin e detyrueshëm të popullsisë në vitin 2021

Është miratuar programi për imunizimin e detyrueshëm të popullsisë në vitin 2021


Qeveria në seancën e sotme të 38-të, e pranoi Propozim-programin e Ministrisë së Shëndetësisë për imunizimin e detyrueshëm të popullatës në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021, i cili përmban plan për sigurimin e nevojave vjetore të vaksinave për imunizim të detyrueshëm dhe vaksina sipas indikacioneve epidemiologjike.

“Programi përfshin grupe të personave të moshave të rritura të prirur ndaj vaksinimeve individuale, llojin e vaksinave që jepen dhe mënyrën e dhënies, kalendarin për imunizim për fëmijët nga zero deri në 18 vjeç dhe kalendarin për “catch-up” imunizim për fëmijët e vaksinuar në mënyrë të parregullt nga pesë deri në 18 vjeç”, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Në kumtesë theksohet se gjithsej fondet e miratuara për këtë program arrijnë në 805 milionë denarë, nga të cilat 415 milionë denarë janë për sigurimin e sasive të nevojshme të vaksinave për vaksinimin e vazhdueshëm, dozat minimale të nevojshme rezervë të vaksinave dhe imunoglobulina sipas indikacioneve epidemiologjike, ndërsa 390 milionë denarë për furnizimin e Kovid-19 vaksinave.

Në seancë, Qeveria miratoi edhe vendim për bashkimin e institucioneve shëndetësore publike Qendra Shëndetësore Prilep dhe Spitali i Përgjithshëm Prilep në një Institucion të Shëndetit Publik Spital i Përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar – Prilep.

“Me bashkimin e këtyre dy institucioneve shëndetësore, të gjitha shërbimet shëndetësore që ofrohen aktualisht në dy institucione shëndetësore tani do të merren në një, gjë që e lehtëson të drejtën e pacientëve për të marrë shërbime cilësore në një vend, pa u ngarkuar me procedura shtesë administrative, për udhëzim nga një institucion në tjetrin. Me bashkimin zvogëlohen shpenzimet në procedurat administrative dhe plotësohet personeli që mungon, kryesisht personeli mjekësor në institucionet, ndërsa në të njëjtën kohë me bashkimin mundësohet përdorimi më racional i buxhetit, zvogëlimi i borxhit, ndërsa me këtë edhe funksionimi më efikas, që do të thotë edhe tejkalim i problemeve ekzistuese me transportin e pacientit, me theks të veçantë në transportin e pacientëve me ambulancë”, shtohet në kumtesën e seancës qeveritare.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us