Atletico nuk e fal Sevillan, Reali mbetet me 4 pikë më pak

Atletico nuk e fal Sevillan, Reali mbetet me 4 pikë më pak


Atletico e Madridit nuk bën blof në “Wanda Metropolitano” përballë një rivali të fortë si Sevilla. Skuadra e Diego Simeones fitoi 2-0 ndaj ekipit andaluz dhe shkëputet në krye të renditjes me 4 pikë më shumë se Reali i Madridit.

Nuk duhet harruar fakti se “Los Colchoneros” kanë edhe dy ndeshje më shumë për të zhvilluar krahasuar me rivalët ndërqytetas, çka do të thotë se potencialisht mund ta zgjerojnë hendekun me 10 pikë.

Sa i përket ndeshjes, Atletico nuk i la agjë rastësisë, përkundrazi, shënoi që në minutën e 17-të me Correan, duke marrë kontrollin e lojës dhe sigurisht epërsinë psikologjike. Golin e sigurisë skuadra e Simeones e realizoi në minutën e 76-të me Saul, për t’i luajtur më qetë minutat e mbetura.

Vazhdon të zhgënjejë Osasuna e vendit të fundit, e cila u mposht 2-0 nga Granada me finalizimin e Suarez Charris dhe autogolin e Herreras.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us