Aktori i njohur turk në një lidhje me gazetaren italiane të sportit?! Çifti fotografohet bashkë – Balkanweb.com

Aktori i njohur turk në një lidhje me gazetaren italiane të sportit?! Çifti fotografohet bashkë – Balkanweb.com


ITALI

Ylli i serialeve turke, Can Yaman nuk është më beqar. Aktori me origjinë shqiptare dhe shumë i famshëm nga roli i “Xhanit” njihet për flirtet e tij me vajzat e showbizit, jo vetëm atë turk, por edhe italian e madje fama e tij ka shkuar deri në Spanjë. Nuk kanë qenë të pakta herët kur është përfolur për lidhje me vajzat e ekranit atje.

Së fundmi mediat italiane shkruajnë se bukuroshi është në një lidhje me gazetaren e njohur të sportit në Itali, Diletta Leotta. Dyshja janë parë duke shkëmbyer puthje pasionante teksa kanë kaluar 5 net në një hotel në Romë.

Tani për tani as Can Yaman dhe as Diletta Leotta nuk janë pronocuar, por gazetarja ushqen muhabetin duke postuar një foto nga dhoma e hotelit duke mbajtur një buqetë me lule.

Në foton e publikuar nga Leotta, ajo shihet e ulur në shtrat, teksa mban një buqetë në dorë: “Pas një dite pune, gjetja e një buqete me lule në dhomë na bën të flemë me një buzëqeshje,” shkroi ajo krahas fotos. Një dhuratë romantike nga aktori turk?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us