“Votuesit prej Kraleve” kanë masakruar civilë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë – Epoka e Re

“Votuesit prej Kraleve” kanë masakruar civilë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë – Epoka e Re


Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka reaguar analistet Luljeta Aliu e cila tha në emisionin kërkoi të mos ofendohen votuesit nga Kraleva, krahinë në Serbinë.

Në debat e sipër me Ardian Kastratin, ky i fundit i tha Aliut se mënyra si ajo diskuton është tendencë të barazojë votuesin e PDK-së me një të Kralevës në Serbi, por shtoi se këtë nuk e tolerojnë.̈

E këtu Aliu eskaloi duke thënë se “pse po e ofendon Kralevën”

Deliu ka reaguar ndaj këtyre deklaratave me anë të një statusi në Facebook.

““Votuesit prej Kraleve” kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra në Kosovë. Kanë masakruar Diturijen gjashtëjavëshe. E kanë mbuluar “Kralevën” me varreza masive të civilëve shqiptarë të masakruar gjatë luftës në Kosovë. Është po e njejta propagandë që humanizoi Vuçiqin në botë me 1 mijë testet e papërdorshme dhe sot humanizon përdhunuesit e 20 mijë vajzave e grave shqiptare, humanizon vrasësit e Diturijes gjashtëjavëshe dhe mijëra fëmijëve, të rinjve, grave, pleqve tjerë, ndërkaq demonizon familjet e gjithë viktimave dhe të të pagjeturëve. Është po e njëjta propagandë që ju thoshte luftëtarëve të UÇK-së shkoni në Hagë, për të krijuar sot vend për votuesit nga Kraleva. Sepse votuesit nga Kosova janë bijat dhe bijtë e një shoqërie që luftoi në secilën mënyrë për lirinë sot. Prandaj, për ta përmbysur lirinë sot, i kërkojnë votuesit nga Kraleva.”, ka shkruar ajo.

“Edhe Turpi ka emër”, shtoi Deliu.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us