Tamponi i radhës sërish pozitiv, Osimhen duhet të presë në “bokse”

Tamponi i radhës sërish pozitiv, Osimhen duhet të presë në “bokse”



Victor Osimhen është ende pozitiv  me Koronavirus. Klubi i futbollit të Napolit e komunikoi lajmin në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Tamponi i kryer këtë mëngjes për futbollistin Victor Osimhen rezultoi pozitiv me COVID-19. Lojtari do të përsërisë testin gjatë javës”.

Ky është teksti i deklaratës së klubit. Sulmuesi i Napolit ishte testuar pozitivisht më  1 janar, pasi u kthye nga trajtimi në Belgjikë dhe më pas nga ditëlindja e tij në Nigeri, ku ai kishte marrë pjesë në një festë surprizë që ia kishin orgabizuar anëtarët e familjes (për 22-vjetorin).

I riu u kërkoi falje klubit, shokëve të tij të skuadrës dhe tifozëve, por nuk munguan kritikat. Tani priten masat që do të marrë Napoli (do të ndëshkohet me një gjobë të majme).



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us