Si të largoni shenjat e plakjes nga fytyra/ Maska me turmerik



Me kalimin e viteve lëkura jonë pëson ndryshime. Ndryshimet e para që ju mund të dalloni janë shtimi i njollave të errëta dhe i rrudhave,sidomos në zonën e syve. Nëse mendoni se lëkura juaj ka nevojë për trajtim, ju mund ta bëni atë fare thjeshtë nga shtëpia, me anë të tre përbërësve natyral.

Është e pamundur të mos keni dëgjuar për turmerikun, rrënja me ngjyrë portokalli, e cila përdoret për gatim dhe njihet si një superushqim i fuqishëm anti-inflamator me veti antibakteriale. Turmeriku mund të bëjë mrekulli edhe në lëkurën tuaj.

Një shembull janë gratë indiane,të cilat para dasmës e trajtojnë lëkurën me turmerik, për të shëruar çdo inflamacion dhe për të pasur një lëkurë të bukur që shkëlqen. Në fakt ky është një sekret i lashtë i bukurisë! Në kulturat perëndimore,turmeriku shpesh përdoret si një ilaç natyral për sëmundjet e lëkurës si ekzema,psoriaza, rrathët e errët të syve, aknet etj. Kur kombinoni trumerikun me përbërës si mjalti dhe lëngu i limonit,keni në dorë një recetë të mrekullueshme për trajtimin e lëkurës.

Mjalti është një përbërës i shkëlqyeshëm natyral me veti antibakteriale dhe përmban antioksidantë,të cilët trajtojnë më së miri shenjat e plakjes. Po aq i mirë është edhe lëngu i limonit. Ai është plot me antioksidantë dhe vitaminë C, të cilat ndihmojnë për ta mbajtur lëkurën të pastër nga njollat. Me këtë trajtim të thjeshtë të lëkurës, ju mund t’i thoni lamtumirë problemeve me të dhe të shijoni një lëkurë të ndritshme dhe rrezatuese!

Si të Bëni një Maskë për Fytyrën me anë të Turmerikut?
Për këtë maksë duhen vetëm tre përbërës : turmerik, limon dhe mjaltë!

Përbërësit :
• ¼ lugë gjelle turmerik (pluhur)
• 1 lugë gjelle mjaltë
• 1 lugë gjelle lëng limoni të freskët

Udhëzim :
• Lani fytyrën në mënyrë që të largoni çdo papastërti.
• Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë të vogël duke përdorur një furçë të pastër kozmetike. Përziejeni derisa të përftoni një pastë.
• Vendosni maskën në të gjithë fytyrën tuaj. Përqëndrohuni në zonat më problematike.
• Lëreni maskën për 10 – 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
• Për rezultate më të mira, aplikoni maskën dy herë në javë.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us