Shuhet manjati miliarder i kazinove, ndërmjetësi i madh politik mes SHBA dhe Izraelit

Shuhet manjati miliarder i kazinove, ndërmjetësi i madh politik mes SHBA dhe Izraelit


Ndahet nga jeta në moshë 87 vjeçare, manjati miliarder i kazinove Sheldon Adelson. Adelson, falë bizneseve të lojërave të fatit dhe hoteleve, u kthye në një ndërmjetës të madh politik në SHBA dhe Izrael, ndërsa njihej për mbështetjen e tij ndaj kauzave konservatore dhe të Izraelit.

Ai ishte një mbështetës i rëndësishëm i presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu. Në një deklaratë, ish-presidenti i SHBA George W Bush shprehu ngushëllimet për vdekjen e tij.

“Ai ishte një patriot amerikan, një dashamirës bujar i çështjeve të bamirësisë dhe një mbështetës i fortë i Izraelit,” tha Bush. “Ai do t’ju mungojë të gjithëve, por më shumë familjes së tij të dashur”.

Adelson u rrit në Boston, ishte djali i emigrantëve hebrenj, babai i të cilit punonte si shofer taksi. Ai filloi të punojë në moshë të re, duke shitur gazeta në cepat e rrugëve kur ishte adoleshent.

Një braktisës kolegji, i cili themeloi dhjetëra biznese, ai nisi karrierën për të cilën u bë i njohur si organizatori i një konference të suksesshme të biznesit kompjuterik në vitet 1970.

Duke kërkuar më shumë hapësirë për të pritur vizitorët, ai hyri në biznesin e mikpritjes, duke blerë hotelin Sands.

Ai ndërtoi komplekse luksoze në Las Vegas, Singapor dhe Macau që me vdekjen e tij renditet në mesin e 30 njerëzve më të pasur në botë, me një vlerë neto prej më shumë se 30 miliardë dollarësh.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us