Pompeo: Streha e re e Al-Kaidës është Irani


Sekretari i Shtetit Mike Pompeo deklaroi sot, pa ofruar prova të forta, se baza e re e organizatës terroriste Al-Kaidës ndodhet në Iran.

Ai deklaroi se SHBA tani ka më pak mundësi për t’u marrë me këtë grup kur ajo është “vendosur thellë” në shtetin aziatik.

New York Times raportoi në nëntor se Abu Muhammad al-Masri, i akuzuar si organizator i sulmeve me bomba ndaj ambasadave në Afrikë, u vra në Iran nga operativët izraelitë, por Irani mohoi akuzat, duke thënë se nuk kishte asnjë “terrorist” nga Al-Kaida, raporton Reuters.

Pompeo tha në një konferencë shtypi në Uashington, se Al-Masri u vra më 7 gusht të vitit të kaluar dhe se prania e tij në Iran nuk e habit atë.

“Qëndrimi i Al-Masri në Iran tregon arsyen pse jemi këtu sot: Al-Kaida ka një bazë të re, dhe kjo është Republika Islamike e Iranit,” tha ai.

Ministri i Jashtëm iranian Mohamed Javad Zarif hodhi poshtë akuzat e Pompeo në Twitter, duke i quajtur ato “gënjeshtra tronditëse të luftës”.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us