Përfundon afati në KQZ, kërkesa vetëm për dy koalicione parazgjedhore


Sonte në ora 18:00 është përmbyllur afati për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka bërë të ditur se brenda afatit janë deklaruar vetëm dy koalicione nga pakicat – koalicioni Vakat dhe Zajedno.

Ai tha se subjektet politike, kandidatët e pavarur, iniciativat dhe koalicionet që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, kanë afat të aplikojnë për certifikim deri më 16 janar në orën 18:00.

Ndryshe Koalicioni VAKAT përbëhet nga Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV), ndërsa Koalicioni ZAJEDNO nga Pokret za Gora (PG) dhe Gragjanska Inicijativa Gore (GIG).



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us