“Pakistani do të marrë vaksinën Sinopharm deri në fillim të shkurtit”

“Pakistani do të marrë vaksinën Sinopharm deri në fillim të shkurtit”


Një zyrtar i lartë pakistanez bëri të ditur se grupi i parë i vaksinave të koronavirusit nga kompania kineze Sinopharm do të mbërrijë në Pakistan në javën e parë të shkurtit.

Ndihmësi i posaçëm i kryeministrit për shëndetësi, Dr. Faisal Sultan, për AA tha se “grupi i parë prej 1.1 milionë dozash për rreth 500 mijë njerëz” do të merret nga Sinopharm.

Sultan, i cili po ashtu është ministër i përkohshëm i shëndetësisë, më parë për AA njoftoi se autoritetet po negociojnë ndër të tjera me Kinën dhe Rusinë për të siguruar vaksinat dhe se punonjësit shëndetësorë dhe qytetarët e moshuar do të vaksinohen të parët.

Pakistani deri më tani ka raportuar gjithsej 504.293 raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë 10.676 vdekje.

Procesi i imunizimit tashmë ka filluar në vendet e Bashkimit Evropian (BE), në SHBA, Mbretëri të Bashkuar dhe në shumë shtete të Gjirit. Vaksinat e aprovuara deri më tani përfshijnë ato të prodhuara nga kompanitë BioNTech/Pfizer dhe Moderna.

Sekretari parlamentar në Ministrinë e Shëndetësisë, Nausheen Hamid, në fund të muajit të kaluar tha se Pakistani do të nisë vaksinimin në tremujorin e dytë të këtij viti./AA/..


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us