LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra-tjetrën për cilësinë e ajrit

LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra-tjetrën për cilësinë e ajrit






Partia më e madhe në pushtet zotohet se mbrojtja e ambientit jetësor dhe përmirësimi i kualitetit të ajrit, janë në listën e prioriteteve për këtë vit. Përmes një kumtese për media, LSDM lavdërohet se i kanë rritur dënimet për 20 fish më shumë, për shkeljet që bëhen në mjedis si dhe kanë rritur kontrollet e inspektorateve. Ata po ashtu thonë se nga buxheti i shtetit, me 70 milionë euro do të financohet sistemi i autobusëve të pastër dhe të shpejtë në Shkup me qëllim të sigurimit të ajrit të pastër në qytet.

LSDM

“Dënimet për shkeljet e mjedisit janë rritur deri në 20 herë, është vendosur 24 orë kontroll i Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësor dhe i inspektorëve komunal. Si pjesë e programit të Ministrisë së Ambientit Jetësor për uljen e e ajrit të ndotur për këtë vit janë planifikuar 100 milionë denarë për objektet e komunave për zëvendësimin e sistemit të ngrohjes jo ekologjike në ekologjike, rritjen e efikasitetit energjetik si dhe rinovimin e gjelbërimit urban”.

Ndërsa, nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë se LSDM derisa është në pushtet, nuk ka realizuar asnjë projekt për mbrojtje të ambientit jetësor edhe pse ka premtuar ajër të pastër.

VMRO-DPMNE

“LSDM nuk ka realizuar asnjë projekt për efikasitet energjetik, për mbrojtjen e biodiverzitet të liqeneve në mbarë vendin, përkundrazi të gjitha liqenet në Maqedoni janë zbrazur nën nivelin e lejuar. Papërgjegjësia e LSDM-së dhe pushteteve lokale e kanë rrezikuar edhe statusin e Ohrit dhe liqenit të Ohrit nën UNESCO. LSDM në vend se të shkruaj kumtesa përplot gënjeshtra, të filloj të punojnë”.

Përndryshe, Maqedonia disa herë është gjetur në listën botërore të vendeve me ajër më të ndotur.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us