Ky është vendimi i ministrit Reçica për kategoritë e dala nga lufta të Malishevës – Epoka e Re

Ky është vendimi i ministrit Reçica për kategoritë e dala nga lufta të Malishevës – Epoka e Re


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka nënshkruar një vendim të rëndësishëm për qytetarët e komunës së Malishevës, konkretisht për veteranët dhe kategoritë tjera të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me nënshkrimin e këtij vendimi, nga sot Veteranët, Invalidët dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta e UÇK-së nga Komuna e Malishevës, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të gjitha shërbimet të cilat i kanë realizuar në zyrën regjionale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Gjakovë,  do t’i realizojnë në Prizren, ka thënë ministri Reçica.

“Me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të jetës së tyre ne jemi të përkushtuar që shërbimet për kategoritë e dala nga lufta, kategori kjo e veçantë për shoqërinë tonë t’i sjellim sa më afër tyre.”, ka shkruar ministri Skender Reçica, në faqen e tij zyrtare në ’Facebook’.

Postimi i plotë i ministrit Reçica:

“Nga sot Veteranët, Invalidët dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta e UÇK-së nga Komuna e Malishevës, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi,  të gjitha shërbimet të cilat i kanë realizuar në zyrën regjionale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Gjakovë,  do t’i realizojnë në Prizren.

Me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të jetës së tyre ne jemi të përkushtuar që shërbimet për kategoritë e dala nga lufta, kategori kjo e veçantë për shoqërinë tonë t’i sjellim sa më afër tyre.”





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us