Këto simptoma mund të jenë tregues të infeksionit të tipit të butë me Covid-19

Këto simptoma mund të jenë tregues të infeksionit të tipit të butë me Covid-19


Simptomat Covid, janë treguar se manifestohen në mënyra të ndryshme.

Ndërsa një temperaturë e lartë, kollë e re dhe e vazhdueshme, pastaj humbje ose ndryshim i ndjenjës së nuhatjes ose shijes njihen si simptomat kryesore, kemi dhe shenja të tjera të manifestuar më ndryshe, shkruan Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.

Ekzistojnë katër simptoma të koronavirusit që konsiderohen të lehta dhe ju gjithashtu mund të dëshironi të shikoni këtë listë për të parë nëse mund të jetë diku shenja e parë që po sëmureni me virusin.

Dhimbje stomaku

Një përmbledhje e 36 studimeve të botuara mbi Covid-19 që përfshinë mijëra pacientë që gjetën tek ata prevalecën se një në pesë individë të infektuar gjithashtu mund të shfaqë simptoma gastrointestinale gjatë betejës së tyre me virusin.

Këto simptoma përfshijnë humbje të oreksit, të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje stomaku.

Infeksionet e syve

Konjuktiviti zhvillohet deri në tre përqind të pacientëve me Covid, sipas Akademisë Amerikane të Okulistikës.

Në të thuhej: “Zyrtarët shëndetësorë besojnë se syri rozë viral, ose konjuktiviti, zhvillohet në rreth 1 përqind deri në 3 përqind të njerëzve me koronavirus.

Mjegulla e trurit

‘Mjegulla e trurit’ është raportuar nga të sëmurët me Covid për javë dhe madje muaj pasi u rikuperuan nga virusi.

Kjo mund të përfshijë humbjen e aftësisë për të kujtuar fakte të përditshme ose për të mbajtur mend – biseda.

Lodhja

Më shumë se gjysma e pacientëve me koronavirus vuajnë nga lodhja e vazhdueshme, pavarësisht nga serioziteti i infeksionit të tyre, sugjeroi një studim nga ‘Trinity College’ në Dublin.

Studiuesit gjetën 52 përqind nga 128 pacientë të përfshirë në studim, lodhja e vazhdueshme dhe rraskapitja, ishin prezente mandej edhe 10 javë pasi u rikuperuan nga virusi. /Gazeta Shneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us