• July 30, 2021
 CONMEBOL cakton datën dhe stadiumin pritës të finales të Kupës së Libertadores



Konfederata e Futbollit në Amerikën e Jugut (CONMEBOL) ka vendosur sot edhe datën e stadiumin pritës të finales së Kupës së Libertadores, një kompeticion i ngjashëm me Ligën e Kampionëve në Europë.

Kështu është vendosur që ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë herë finalja të luhet me një ndeshje teke, më 30 janar në stadiumin mitik brazilian “Maracana”, por pa praninë e tifozëve, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Pas mesnatës së sotme do të luhen edhe gjysmëfinalet e kthimit Santos – Boca Juniors dhe Palmeiras – River Plate, ku vlen të theksohet se skuadrat braziliane janë favorite për të kaluar në finale.

Kjo pasi Palmeiras arriti të triumfojë 0-3 në ndeshjen e parë ndaj River Plate, ndërsa Santos mori një barazim pa gola në “Bombonera” ndaj Boca-s dhe sonte do të provojë një fitore qoftë edhe minimale për të kaluar në finale.

Fituesi i Kupës së Libertadores do të marrë pjesë më pas në Botërorin e Klubeve, kompeticion që do të zhvillohet gjatë muajit shkurt në Katar dhe do të jetë një test për organizatorët, në prag të Kupës së Botës në 2022-shin.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us