​Mustafa ngushëllon për vdekjen e Ramadanit


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ngushëlloi familjarët dhe miqtë pas ndarjes nga jeta të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani.

Mustafa tha se i ndjeri, që ishte veprimtar i LDK-së, shquhej si profesionist, punëtor dhe njeri i urtë e me virtyte të larta njerëzore.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së, zv.ministrit Nehat Ramadani. Nehat Ramadani ishte profesionist, punëtor dhe njeri i urtë e me virtyte të larta njerëzore, që me punë dhe përkushtim kreu detyrën e tij në shërbim të vendit dhe institucioneve tona. Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Ramadani, miqve, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij”, shkroi Mustafa.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us