Vdes nga koronavirusi epidemiologu Dr. Muhamet Avdyli

Vdes nga koronavirusi epidemiologu Dr. Muhamet Avdyli


Ka ndërruar jetë nga koronavirusi epidemiologu Dr. Muhamet Avdyli. Të ndjerin e ka kujtuar një nga kolegët e tij Prof. Isuf Dedushaj i cili ka publikuar edhe një biografi të të ndjerit.

– IN MEMORIAM – NË KUJTIM-

Sot me pikllim të thellë morra lajmin e hidhur për vdekjen e kolegut, mikut dhe shokut të gjeneratës,

Dr. Muhamet AVDYLI, MD. (1951- 2021) Epidemiolog

Mjek, epidemiolog. Lindi më  12.12.1951, në Kliqinë –Komuna e Pejës.

Shkollën fillore e kreu në  “ 8 Marsi” në  Pejë. Shkollimin e mesëm e  përfundoi në “Gjimnazin  “11 Maji “ sot “Bedri Pejani” në  Pejë në vitin 1970. U regjistrua në Fakultetin e  Mjekësisë të Universitetit të  Prishtinës në vitin shkollor 1970/1971 si gjenerata e dytë ku edhe u diplomua. Përfundoi Specializimin nga Epidemiologjia në  Fakultetin e Mjekësisë gjegjësisht në Institutin e Epidemiologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe mori thirrjen: Mjek specialist nga Epidemiologjia. Eksperienca në punë:Punoi në  Sekretariatin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale  në Pejë. Pastaj ishte Shef i Inspektoratit Sanitar Tetor 1981 – 03 Shtator 1997.

Punoi në  Qendrën Medicinale – Pejë – Mjek i praksës së përgjithshme (1997 / 1999). Pastaj vazhdoi më punë në    Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë, mjek specialist, Epidemiolog 1999-2002.   Drejtorati Komunal i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë.  Udhëheqës i Sektorit të Shëndetit Publik dhe Inspektoratit  2002 – 2003.  U.D.  Drejtor i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale  Pejë 2003 – 2004. Drejtorati Për Punë Inspektuese – Komuna e Pejës  2004 – 2014. Ishte Shef i Sektorit të Inspektoratit Sanitar Veterinar dhe Mbrojtjes së Ambientit.  U.D.  Drejtor  Drejtoratit  Për Punë Inspektuese në 3 here nga 8 muaj.

QKMF- Pejë,  Shef i Sektorit të Shëndetit Publik dhe Vaksinimit 2014-2016 (Imunizimit). Karakteristika të veçanta:   Kreativiteti, menaxhimi i kohës, aftësia e mendimit analitik, aftësia për zgjidhjen e problemeve, përshtatshmëria, sinqeriteti, aftësia për punë në grup, aftësia komunikuese me shkrim dhe gojë, aftësia menaxheriale etj. Pas pensionimit jetoi në Pejë.

Sot pas një sëmundje të shkurtër si pasojë e COVID-19 e humbi betejën dhe iku në amshim dr. M. Avdyli mjeku i pa hile, epidemiologu i kujdesshëm, babai i pa shoq, miku i sinqertë, prandaj në emrin e gjeneratës së dytë të Fakultetit të Mjekësisë, në emër të epidemiologëve të Kosovës iu shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së ngushtë, miqve, farefisit, kolegëve ku ai punoi me përkushtim dhe shokëve të Gjimnazit “Bedri Pejani” Pejë. U prehtë në Paqe shpirti i tij Fisnik.

Literatura:

Isuf Dedushaj, “Monografi, NË 50 VJETORIN E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS GJENERATA E DYTË E  FAKULTETIT TË MJEKËSISË 1970 – 2020”.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us