Shtohen telashet për Guardiolën, Aguero në izolim ka patur kontakt me një person të infektuar!

Shtohen telashet për Guardiolën, Aguero në izolim ka patur kontakt me një person të infektuar!



Manchester City po kalon një moment shumë pozitiv teksa ndaj Birningham në FA Cup regjistroi fitoren e 6-të radhazi mes kampionatit dhe Kupave, megjithatë problemet nga COVID-19, ka qenë të shumta për trajnerin e City-t Pep Guardiola. Gabriel Jesus, Kyle Walker, Ederson, por edhe Ferran Torres janë aktualisht të prekur nga virusi famëkeq, ndërsa sëfundmi i izoluar duhet të qëndrojë edhe sulmuesi argjentinas Sergio Aguero, i cili ka patur kontakte me një futbollist të infektuar. Lajmin e ka dhënë për mediat vetë trajneri Pep Guardiola.

“Fatkeqësisht, Aguero ka qenë në kontakt me një person që më pas rezultoi i infektuar. Për këtë arsye duhet të izolohet për disa ditë. Por, Aguero është negativ, edhe sot besoj se do të dalë negativ. Por, protokolli thekson se në këto raste duhet izolim i menjëhershëm. Për ndeshjen e radhës nuk e di nëse do të jetë, do të veprojmë sipas rregullave”, u shpreh Guardiola.

Të mërkurën Manchester City do të zbresë në fushë për raundin e 18-të të Premier League teksa do të presë në Etihad Brighton.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us