Hebaj gjen menjëherë skuadër, një hap larg kalimit te Shkëndija!

Hebaj gjen menjëherë skuadër, një hap larg kalimit te Shkëndija!



Rubin Hebaj pak ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me Teutën pasi te durrsakët e kishte humbur vendin e titullarit, por Hebaj nuk do të qëndrojë gjatë pa skuadër pasi e ka gjetur menjëherë destinacionin e tij të ardhshëm.

Infosport.mk raporton se Shkëndija e Tetovës është afër arritjes së akordit me 22-vjeçarin. Edhe pse në moshë të re, Hebaj ka eksperiencë, pasi është aktivizuar me Vllazninë, Partizanin, Teutën, Domzalen në Slloveni dhe Vorskla Poltavan në Ukrainë. Kuqezinjtë nga Tetova nuk kanë bërë asnjë përforcim deri tani, teksa pak ditë më parë shitën Valon Ahmedin në Bjellorusi. Shkëndija renditet në vend të parë në kampionatin maqedonas dhe Hebaj është gati të japë kontributin e tij për ekipin e Ernest Gjokës. Ish-sulmuesi i Teutës mund të rezultojë një përforcim shumë i rëndësishëm për skuadrën tetovare.

 

 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us