Futbollisti më i vjetër në botë, rinovon sërish kontratën

Futbollisti më i vjetër në botë, rinovon sërish kontratën



Kazuyoshi Miura u bë futbollisti profesionist më i vjetër në botë gjatë vitit të kaluar, pasi vijonte të luajë me skuadrën e Yokohamës në elitën e futbollit japonez, ndonëse me 53 vite mbi shpinë.

Megjithatë sulmuesi që më 26 shkurt do të festojë ditëlindjen e 54-t, nuk ka ndërmend të ndalet, pasi sot ka rinovuar kontratën me klubin e Yokohamës edhe për një tjetër sezon.

Kjo është hera e pestë që Miura firmos kontrata një vjeçare me Yokohamën, fanellën e të cilës e vesh që prej vitit 2005 dhe pavarësisht moshës, po tregon se ka ende për të dhënë në fushën e lojës.

Sezonin e kaluar Kazuyoshi Miura luajti 6 ndeshje zyrtare me Yokohamën, 4 prej të cilave në kampionat dhe dy të tjera në Kupën e Ligës, ndërsa një gol zyrtar nuk e shënon që prej vitit 2017.

Miura ka dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm edhe për përfaqësuesen e Japonisë, pasi numëron plot 89 ndeshje dhe 55 gola në periudhën 1990-2000, ndërsa në 2012-ën iu bashkua edhe përfaqësueses së futbollit të sallës.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us