Candreva nuk mjafton, Spezia mposht edhe Sampdorian

Candreva nuk mjafton, Spezia mposht edhe Sampdorian



Në javën e 17-të të Serisë A, Spezia mori një fitore shumë të rëndësishne 2-1 ndaj Sampdorias, e cila në ndeshjen paraardhëse kishte befasuar Interin në “Luiggi Ferraris”.

Skuadra ku bën pjesë edhe lojtari i Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli, që në këtë sfidë mungonte për shkak pezullimi (karton i kuq) shënoi nga një gol në çdo pjesë, duke zhvlerësuar finalizimin e Candrevas. Golin që zhbllokoi takimin e shënoi Terzi (20’), vetëm katër minuta para se të barazonin miqtë.

Gjithsesi, në pjesën e dytë, vendësit arritën të fitonin një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Nzola me penallti në minutën e 61-të. Ky ishte suksesi i dytë radhazi i Spezias në Serinë A, pas fitores shumë të rëndësishme të arritur në fushën e Napolit.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us