Viti 2021 si shpresë për kushtëzimin e ndryshimit

Viti 2021 si shpresë për kushtëzimin e ndryshimit


Viti 2020 eshte ne ditet e fundit. Nje vit shume i veshtire per Shqiperine. Nisi me pasojat e tmerrshme te termetit te 26 nentorit 2019, pasoja te pazgjidhura edhe sot dhe vazhdoi me pandemine me te frikshme qe ka njohur bota prej 100 vitesh, nje pandemi ku shumekush humbi njerez te dashur, te tjere luftuan per jeten dhe demi ekonomik per shqiptaret ishte katastrofal. Por termeti dhe pandemia jane jashte vullnetit njerezor. Reagimi ndaj tyre, ekonomia, shendetesia, arsimi jane ne dore te njerezve, drejtuesve te shtetit dhe pikerisht ketu tragjedia e shqiptareve vazhdon prej 30 vitesh.

Sot shqiptaret jane te varfer, te vjedhur, me nje sistem shendetesor mizerabel, me nje arsim te shkaterruar, me nje polici te politizuar, me nje bujqesi te renuar, me nje industri inekzistente por mbi te gjitha me nje borxh stratosferik per te paguar PPP te cilat jane dhene me 10 fishin e vlerave krahasuar me vendet e tjera dhe me detyrime gjithmone e ne rritje nga gjyqet e humbura ne gjykaten nderkombetare ,vetem e vetem per veprimet personale antiligjore te kryeministrit. Per te gjitha keto faji fillon nga sistemi. Sigurisht sistemi ne vetvete ska faj por ky sistem prodhon individe, qe vetem keqperdorin shtetin ne interes thellesisht personal.

Viti 2020 eshte ne ditet e fundit ndersa viti 2021 na pret me zgjedhjet parlamentare te prillit. Ketu duhet te filloje ndryshimi dhe shpresa. E di, duket e veshtire por nuk eshte. Duhet pak besim e shprese per te sjell nje ndryshim pozitiv, rrezimin e mitit perandorak te kryeministrit, atij individi qe sot eshte skllaveruesi i gjithe shoqerise shqiptare.

Sot ai vendos me urdher perandorak mbi gjithcka dhe gjithkend, sic atij i shkon ndermend, pa pyetur kerkend. Edhe ministrat e tij, si sklleverit e diteve te sotme, urdherat e tij i marrin vesh nga televizori, pa patur mundesi te thone po ose jo, ose te japin nje mendim.

Kaq larg ka shkuar arroganca sa ne kete vend po vdes shpresa dhe shpresa nuk vjen nga ndryshimi i emrit te perandorit-kryeminister sepse dikush tjeter do bente po njesoj, por vjen nga ndryshimi i sistemit, i cili do krijonte balanca kushtetuese dhe ligjore,te cilat do shperndanin fuqine e pakufishme qe ka sot kryeministri.

Duket e veshtire por nuk eshte. Shembulli i rrezimit te sistemit dhe kultit te individit 30 vjecar ne Mal te Zi e tregon me se mire faktin qe me pak shprese rrezohet cdo sistem dhe individ sado te forte te duket. Une kam shprese. Une kam shprese se qytetari shqiptar do shkoje me 25 prill ne kutine e votimit me deshiren dhe vullnetin per te votur shpresen dhe ne kete sistem te korruptuar perandorak, ku pozita dhe opozita ndajne favoret, tenderat, vilat dhe oligarket, shpresa jane vetem partite e reja.

Bindja Demokratike eshte shprese per kushtezimin e nje potikike te re, qe do rrezoje perfundimisht fuqine perandorake te kryeministrit dhe rrjedhimisht do rrezoje sistemin qe i jep atij dhe cdo kryetari, fuqine ta trajtoje Shqiperine si prone personale.

Duket e veshtire por nuk eshte. Sot rreth 60% e shqiptareve shfaqin pakenaqesi deri ne urrejtje ndaj 3 partive kryesore, sot rreth 60 % e shqiptareve nuk shkojne te votojne sepse kane humbur shpresen se dicka do te ndryshoje. Por une vazhdoj te shpresoj sepse duhet shume pak per te kushtezuar ndryshimin dhe ndryshimi eshte nje makineri, qe po u vu ne levizje nuk ndalon.

Bindja Demokratike e ka nisur ndryshimin nga vetja duke zgjedhur te kandidoje me lista 100% te hapura, sepse jo vetem qe nuk ka frike nga vullneti i qytetareve por kerkon ta shnderroje ate ne etalonin e politkberjes se neserme.

Bindja Demokratike ka kusht ndryshimin e plote te sistemit elektoral si kushtin paresor per te ndryshuar Shqiperine neser, si kushtin paresor per te ndryshuar eliten e sotme te korruptur politike me nje elite te re e cila do jete me e mire, me e drejte, me europiane por mbi te gjithe do jete me e pakorruptuar sepse vet sistemi nuk do ta lejoj ta trajtoje Shqiperine si prone personale.

Nga diku duhet filluar. Une besoj se 2021 eshte fillimi i ndryshimit!





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us