Tottenham kualifikohet në raundin e 16-të më të mirave të FA Cup me goleadë. Skuadra e Jose Mourinhon konfirmoi momentin pozitiv që po kalon duke triumfuar me rezultatin e thellë 0-5 ndaj modestëve të Marine. Ishte gjithçka e lehtë për Spurs që realizuan 4-herë që në pjesën e parë, 3 herë shënoi sulmuesi Carlos Vinicius dhe një herë Lucas Moura. Në pjesën e dytë gjeti golin edhe 16-vjeçari Devine për suksesin final 0-5 të Tottenham.