Shqipëria, 250 mijë euro për Kroacinë e prekur nga tërmeti – Rama: Shembull rezistence!

Shqipëria, 250 mijë euro për Kroacinë e prekur nga tërmeti – Rama: Shembull rezistence!


Shqipëria do t’i dhurojë Kroacisë në shenjë solidariteti 250 mijë euro, për dëmet e mëdha që solli tërmeti shkatërrimtar më 29 dhjetor.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Twitter”, ku shfaqet i firmosur dekreti i Qeverisë.

“Sapo u nënshkrua dekreti i Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro Kroacisë vëllazërore për të ndihmuar në rilindjen e Petrinja-s pas tërmetit shkatërrues. Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, – shkruan Rama.

Tërmeti 6.3 ballësh në Kroacia gjithashtu mori 7 jetë njerëzish dhe plagosi dhjetra të tjerë.

Risjellim në vëmendje se vendi fqinj dhuroi për Shqipërinë 1 milion euro kur u prek më 26 nëntor 2019 nga tërmeti 6.4 ballësh.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Twitter”:


Etiketa: , ,






Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us