Rama në Lezhë e Shkodër: Situata më e mirë nga zhbllokimi i kanaleve, reshjet dyfish nga ato të vitit 2010

Rama në Lezhë e Shkodër: Situata më e mirë nga zhbllokimi i kanaleve, reshjet dyfish nga ato të vitit 2010


Edi Rama e gjeti Obotin nën furinë e reshjeve te dendura të shiut. 24 orët në vijim pritet të jenë me kritike për Kryeministrin, i cili foli për masat e marra.

“Aty ku do të kemi bllokime, do të fusim ekstra sforco me ushtri e mjete lundrimi, për të siguruar që askush të mos ketë problem”, tha Rama.

Rama nuk e fshehu bindjen se pasojat do ishin më shqetësuese nëse nuk do ishin bërë ndërhyrjet e duhura në infrastrukturë.

“Reshjet  dyfish i atyre që ranë në vitin 2010, por falë pastrimit të kanaleve dhe menaxhimit te mirë të kaskadës së Drinit, situata është mirë”.

Nga afër vëzhgoi dhe situatën në kaskadën e Drinit. Krahasimi i Edi Ramës mes të shkuarës dhe të tashmes nuk mungoi as në Lezhë, ku përmbytjet kanë shkaktuar rrëshqitje të më mëdha dherash. Si pasojë 40 familjeve janë evakuuar.

“40 familje që evakuohen është numër shumë i vogël, por në vitin 2010 u mbushën palestrat dhe ngordhën mijëra bagëti dhe u bë hataja”.

Rama u ndal edhe në Gjadër, një ndër zonat më problematike sa herë bie shi, ku nuk i kurseu thumbat as për kundërshtarin politik.

 

 

 


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us