Prezantohet Seferi: Tirana klub i madh, dua të luaj në derbi!

Prezantohet Seferi: Tirana klub i madh, dua të luaj në derbi!



Tirana prezanton Taulant Seferin. Goditja e madhe e merkatos së bardhebluve, ka mbrritur në kryeqytet për t’u vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili për 6 muajt e ardhshëm do të luajë në formë huazimi te Tirana nga Young Boys, ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i kampionëve të Shqipërisë.

“Kisha parakontrate me një ekip në Zvicër. Isha në shtëpi dhe në një çast më mori në telefon Osmani, drejtori sportiv i Tiranës. Patëm një bisedë të mirë, e njoh që më parë. Të nesërmen më erdhi oferta zyrtare dhe nuk ishte e vështirë për të ardhur këtu.Tirana është një klub i madh, ka një tifozeri të zjarrtë në Ballkan. Nuk jam menduar shumë për ardhjen këtu, Tirana është një klub i madh dhe besoj do e ndihmojmë njëri-tjetrin. I kam parë disa ndeshje kryesore të Superiores, ka kualitet më të mirë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Besoj se do përshtatem shpejt, pres të fitoj një eksperiencë të mirë dhe rezultate të mira. Do jap maksimumin, shpresoj të dalim të gjithë të kënaqur në fund”.

Derbi? Mezi po pres të luaj, por nesër do të bëj stërvitjen e parë dhe po mendojmë për Kastriotin. Më pas do mendojmë për Partizanin, besoj se do të jem i gatshëm“, deklaroi sulmuesi 24-vjeçar nga Kumanova.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us