Manastirliu: Spitalet dhe Urgjenca Kombëtare, me ekipe të përforcuara

Manastirliu: Spitalet dhe Urgjenca Kombëtare, me ekipe të përforcuara


Urgjenca Mjekësore dhe spitalet do të jenë në gatishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festën e fundvitit dhe ditët vijuese (31 dhjetor -5 janar).

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u shpreh nga Spitali Universitar i Traumës se janë vendosur ekipe shtesë për përballimin e urgjencave mjekësore.

Vetëm në Urgjencë do të operojnë 100 ekipe, sipas Manastirliut.

“Ekipet shëndetësore në gjithë sistemin tonë, qoftë ato të Urgjencës Kombëtare, qoftë të spitaleve tona që nga ato universitare deri tek rajonalet, bashkiaket do të jenë me ekipe të përforcuara për të përballuar çdo emergjencës që mund të kemi.

Do të kemi në sistemin e Urgjencës Kombëtare 100 ekipe, të cilat janë të shpërndara në terren në postacione për të mbuluar çdo emergjencë në kohë dhe me cilësi. Nga ana tjetër të gjithë sistemet dhe strukturat e urgjencave në spitale por edhe të shërbimeve në spitale do të jenë të përforcuara, duke organizuar punën me shërbimin “on call”, pra të mjekëve të cilët do të jenë të gatshëm, nëpërmjet sistemit të thirrjeve për çdo emergjencë që mund të ketë në spitalet tona”, – tha Manastirliu.


Etiketa: , , ,






Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us