“Lista e Salihut”/ Si po shpopullohet nga shqiptarët Medevegja, 3000 emra u zhdukën në 5 vjet (VIDEO) – Balkanweb.com

“Lista e Salihut”/ Si po shpopullohet nga shqiptarët Medevegja, 3000 emra u zhdukën në 5 vjet (VIDEO) – Balkanweb.com


Në 100 vitet e fundit numri i shqiptareve në Medvegje, në Serbinë jugore, është rrudhur ndjeshëm, aq sa, tashmë, flitet për shpopullim. Shpërnguljet e mëdha qe nisen me Kongresin e Berlinit, vijuan më 1912 dhe gjate dy Luftrave Botërore. Ne ditet tona, qyteti i shqiptareve po humb përcaktimin etnik duke rrudhur kufijtë e shtrirjes se identitetit tonë ne Ballkan.

Hamdi Ferati, mesues nga fshati Dukat në Medvegje thotë se Ikjet me dhunë nga Medvegja nisën që nga 1878.

Por hemorragjia më e madhe e shqiptarëve në zonë, është më e vonshme dhe pothuaj shteruese.

Sipas sipërmarrësit Muharrem Salihu, tragjedia e shqiptarëve në Medvegjë me 1999.

“Shpërngulje masive dhe shqiptarë të paregjistruar” thotë Salihu.

Për të ikurit gjate luftës së Kosovës, nuk u kujdes më askush, madje, as shteti ame dhe per Salihun, as ndërkombëtarët.

Salihu thotë se “Pas luftës u sabotuan ata që donin te kthehen”

Sipërmarrësi Muharrem Salihu, e ndan tashme jetën e tij mes Venecias ku jeton e punon dhe Medvgjes ku ka lindur. Rikthimi në vendin amë, për të, eshte çështje jetike, për shqiptarët. Pas ikjeve të mëdha, shqiptarëve të Medvegjes iu janë mohuar adresat dhe ky është hapi i fundit i shpopullimit.

Salihu vëren se “Pasivizimi i adresave, është fenomen i ri ne Serbi. Keqinterpretohet ligji dhe shqiptarët trajtohen si të huaj”.

Pasivizimi i adresave nënkupton që shqiptarët e ikur nga Medvegja, gjatë luftës së Kosovës ose më pas, nuk gëzojnë me një adresë në vendlindjen e tyre nëpër Medvegjë, çka çon automatikisht në rrudhjen e numrit të tyre. News 24 ka udhëtuar drejt Medvegjes për të marrë dëshminë e nje shpopullimi modern e ne kohe paqeje.

” Pasivizimi i adresave spastron territorin nga shqiptarët. Para pasivizimit të adresave ishin metoda të tjera.

80% të shqiptarëve ju janë fshirë adresat nga sistemi. Për rikthimin e adresave përbën vështirësi zbatimi i ligjit” shton Salihu.

Ajo që përndryshe do të ishte një proces normal vështirësohet së tepërmi nga mënyra e zbatimit të ligjit. Shqiptaret që duan te rimarrin adresën që në fakt nuk e kanë lënë kurrë, përballen me disa pengesa.

“Kur vijnë të kërkojnë adresën, ju bëhet një refuzim e zvarritje që i bën të ikin.

Shqiptarëve në Serbi u mohohet adresa prej vitesh herë më pretekstin që nuk keni kushte jetese e herë me pretekstin që nuk ju gjetëm në banesë kur erdhëm për verifikim”.

Pasivizimi i adresave për shqiptarët e Medvegjes është një dukuri e dekadave të fundit. Janë të shumta familjet që përballen me fshirjen e adresës së një prej anëtarëve. Çështja tashmë po ndiqet në disa mënyra.

“Kemi çuar 20 raste adresash në gjyq në Serbi. Pasivizimi i adresave është çuar si çështje edhe në Komisionin e Venecias sepse shqiptarëve me këtë mënyrë u është mohuar e drejta e votës”, thotë Salihu.

Nuk është e qartë se sa është numri real i banorëve shqiptarë në Medvegjë, por përllogaritjet mund të jenë tregues të qartë të efekteve të rrudhjes.

“Në 5 vite munguan në lista me shumë se 3 mijë veta. Të gjallët de facto po bëhen të vdekur de jure. Llogariten rreth 8 mijë shqiptarë në Medvegjë”, thekson Salihu.

Ai është cilësuar herë si Don Kishoti e herë si Mohikani i fundit, per shkak te angazhimit që ka marrë për ndërgjegjësimin ne rajon dhe ne institucionet ndërkombëtare per shpopullimin e Medvegjës nga shqiptarët.

” Është bërë mjaftueshëm për të kuptuar problemin por prapë nuk do reshtim” thotë ai.

Medvegja nuk është më vetëm kufiri i fundëm i shqiptarëve me shqiptarët. Rrudhja e numrave etnik është më shumë se kaq. Qyteti që përbën zgjatimin tonë më të largët, është një zonë e lakmueshme ekonomike.

Sipas Muharrem Salihut, “Medevegja është vazhdim i pasurive minerale të Kosovës që gjenden shumë lehtë. Po ashtu, ka miniera dhe ujëra termale që janë pasuri e madhe.

Vetëm Banja e Sinjarines, ka 26 lloj ujrash dhe një burim gjeotermie”

Si Oskar Shnidler që me fabrikën e tij gjatë Luftës së dytë botërore, shpëtonte hebrenjtë nga përndjekja naziste, edhe Muharrem Salihu, përmes një fabrike tekstili që ka hapur në Medvegjë, rreket të mbajë gjallë ekonominë dhe të punësojë shqiptarë, që si të papunë do detyroheshin te iknin.

“Fabrika dhe çdo investimet mundet të ndihmojnë banorët. Në shumëEmënyra është tentuar izolimi total i Medvegjës që banorët mos të kenë arsye të rrinë”, thotë Salihu ndërsa Mësuesi Ferati shton se Shqiptaret kanë humbur arsyet për të qëndruar.

Ndikimi i Salihut në qarqet politike, ekonomike, diplomatike dhe kulturore ka qenë i madh. Duke e kthyer në mision mbrojtjen e të drejtave te shqiptareve në Medvegje, ai e ka kthyer në çështje pasivizimin e adresave.

Salihu kujton se pas Vizites së presidentit shqiptar Meta në zonë erdhi presidenti serb Vucic dhe pas ish ministrit shqiptar Gent Cakaj erdhën 5 ministra serbë.

Një prej shkaqeve që kanë çuar në këtë situatë eshte doemos si kudo, perçarja. Per Salihun, partite e shumta politike, kane bere dem.

“Partitë shqiptare në Serbi kanë heshtur për adresat. Në Luginën e Preshevës ka 7 subjekte politike. një parti politike do ishte pak, tri shumë. Kanë heshtur dhe janë përdorur”, vëren ai.

Shnidleri i shqiptarëve që u vleresua nga presideti Meta me titullin Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut, për fushatën dhe ndergjgjesimin e faktorit politik e diplomatik mbi pasivizimin e Adresave, beri që çështja e Medvegjës të artikulohej në takime të ndryshme deri edhe në presidencë. Edhe Salihu, endet zyrave të huaja me lista në duar për të shpëtuar shqiptarët e ikur.

Muharrem Salihu thekson se “Nuk jam vetëm në këtë betejë. Bashkë mund ta fitojmë. Nëse humbasim në Medvegje, kjo do të vazhdojë në tërë Luginën e Preshevës”.

Lista e Salihut, është lista e mbijetesës që i ka shenjuar shqiptaret ne çdo kohë. Për të, Venecia është një qytet, ndersa Medvegja qyteti i tij. Ndaj ecejaket mes Venecias, Shkupit, Prishtinës e Tiranes janë ecejaket për të qëndruar, aty, ku kishim qenë, duke ruajtur kulturën, traditat dhe gjuhën. Por së pari duhet një adresë. Jemi në kohë paqeje, luftrat janë krejt moderne.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us