Këto janë komunat që regjistruan 253 raste pozitive me Covid-19

Këto janë komunat që regjistruan 253 raste pozitive me Covid-19


Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 1,586 testime të kryera janë konfirmuar 253 raste pozitive me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 53.776 raste nga 197.061 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.377 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 646 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 46,259.

Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë.

Aktualisht, vendi ynë po përballet me 6,140 raste aktive./GazetaShneta/

 

 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us