Denoncime ndaj qeverisë – QSUT shkarkon nga puna mjekun Allkja


Pushohet nga puna mjeku i Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së, Ilir Allkja.

QSUT e argumenton shkarkimin e Allkjas si pasojë të shkeljes së Kodit Etik në punë.

“Çdo punonjës gëzon lirinë e opinionit personal, por duhet të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit në qëndrimet apo deklaratat me mediat e shkruara dhe elektronike, dhe përgjithësisht gjatë gjithë ushtrimit të funksionit në zbatim të rregulloreve të institucionit dhe parashikimeve ligjore”, – shkruhet në dokumentin që njofton zgjidhjen e kontratës së punës.

QSUT i referohet denoncimeve të vazhdueshme që Allkja i adreson qeverisë Rama, por edhe kërkesës publike të para pak ditëve, që drejtori i përgjithshëm i QSUT, Enkeleid Joti, të dorëhiqej për paaftësi dhe keqmenaxhim të institucionit shëndetësor.

Një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga mjeku, përmes një postimi në “Facebook”.

Duke iu drejtuar kryeministrit, Allkja thotë se Rama ia doli të nënshtrojë mjekët në mënyrën më origjinale, ndryshe nga “parardhësi” Enver Hoxha, përmes një propagande që konkurron madje edhe shkencën.

“Të lumtë z.kryeministër! Ti ja dole të nënshtrosh elitën e këtij vendi në mënyrën më origjinale. Jo si parardhësi yt, jo si Enver Hoxha, i cili e internoi, burgosi dhe e pushkatoi! Ti i vure në rresht para teje profesorët, e i detyrove të të duartrokasin.  Madje i mësove si të trajtojnë sëmundjet, të numërojnë, të klasifikojnë, të punojnë”, – shprehet mjeku.

Ai gjithashtu sjell shembuj nga shtetet e Europës. “Të gjithë kemi parë kryeministren belge Sophie Wilmès, e cila  nuk u prit fare mirë nga mjekët e infermierët e spitalit Sain-Pierre në Bruksel. Po kështu kryeministri italian Conte nuk guxon dot të shkojë në ndonjë spital të Italisë, pasi punonjësit e tij do ta kryqëzonin me kërkesa e kritika, dhe me dijeninë time, nga opinionet e kolegëve që punojnë andej, kjo do të ndodhte dhe në Francë e Gjermani.”

“Sinqerisht, e prisja angazhimin e tyre në shkencë, dhe bojkotimin e propagandës tënde, por nuk ndodhi. Unë të jam personalisht mirënjohës z. Kryeministër që nuk i detyrove të bien në gjunjë në asfalt para teje!!” – përfundon me ironi mjeku.

Risjellim në vëmendje se Ilir Allkja nuk po shkarkohet për të parën herë nga QSUT.

 


Etiketa: ,




Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us