Barazim spektakolar në supersfidën Ajax-PSV!

Barazim spektakolar në supersfidën Ajax-PSV!



Barazim 2-2 në supersfidën e javës së 15-të të futbollit holandez mes Ajaxit dhe PSV-së. Në Amsterdam skuadra nga Eindhoveni e pa veten në avantazh të dyfishtë pas 21 minutash lojë, falë dygolëshit të izraelitit Eran Zahavi, por vetëm kaq për PSV-në në këtë sfidë sepse më pas ndeshja foli e gjitha për Ajaxin që falë finalizimit të Promes në minutat e fundit të pjesës së parë dhe atij të Antony, në të 65-ën arriti të barazonte shifrat. Skuadrës së Ten Hag iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje i Haller kur rezultati ishte 1-2. Me pikën e marrë Ajaxi ruajti vendin e parë me 35 pikë, ndërkohë që PSV-ja numëron 34 të tilla, vetëm 1 më pak. Në këtë javë përfituan Vitesse dhe Feyenoord që këtë dielë fitoi derbin ndaj Sparta Roterdam me rezultatin 0-2.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us