Aleanca me 9 kandidatë për deputetë nga Deçani, i prezanton Haradinaj



Ka nisur mobilizimi i partive politike, qysh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshme votën e deputit Etem Arifi, duke rrëzuar kështu qeverinë e drejtuar nga LDK në krye me Avdullah Hotin.

Edhe AAK po mbanë takime me degët e saj, derisa po prezanton edhe emrat e ri të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Është shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i cili shpalos emrat që do të jenë pjesë e listës në garën e zgjedhjeve parlamentare nga Komuna e Deçanit.

Postimi i plotë i tij:

Sot së bashku me Kryetarin e Komunës së Deçanit bashkëbiseduam me kandidatët për deputetë që do ta përfaqësojnë Deçanin ne keto zgjedhje; Arbër Tolaj, Arif Ahmetxhekaj, Erblina Tahiraj, Hajdar Sutaj, Rasim Selmanaj, Ramë Likaj, Shkumbin Demaliaj, Time Kadriaj dhe Ukë Osaj.

Ky ekip garanton fitoren e Deçanit sikurse rezultatin befasues që do ta ketë Aleanca në këto zgjedhje.

Në këtë ekip janë pesë kandidatë që garojnë për herë të parë: Rama, Hajdari, Erblina, Arifi dhe Uka.

Suksese!



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us