Administratori i Ujësjellësit Bulqizë: Nuk ka helmim nga uji i pijshëm, në Shupenzë s’ka kanalizime të ujërave të zeza. Burimet të sigurta – Balkanweb.com

Administratori i Ujësjellësit Bulqizë: Nuk ka helmim nga uji i pijshëm, në Shupenzë s’ka kanalizime të ujërave të zeza. Burimet të sigurta – Balkanweb.com


Administratori i Ujësjellësit Bulqizë Asllan Daxha mohoi në një prononcim për “BalkanWeb” për helmim nga uji i pijshëm në Bulqizë.

Ai deklaroi se në Njësinë Administrative Shupenzë nuk ka kanalizime të ujërave të zeza pasi janë me puseta personale dhe se burimet e ujit të pijshëm janë të sigurta dhe monitorohen gjatë gjithë kohës.

“Nuk ka kanalizime të ujërave të zeza në Njësinë Administrative Shupenzë. Ka një linjë ujësjellësi që është e monitoruar. Jam 100% i bindur se nuk ka ardhur nga uji sepse dy vendburimet e ujit janë të sigurta, të rrethuara dhe monitoruara me roje dhe të klorifikuara.
Mendoj se është virozë sepse paraqitja e personave të ndryshëm në grupe nga 3 apo 5… Ne jemi në kontakt me drejtoreshën e qendrës shëndetësore”, tha ai.

Ndërkohë janë banorët që pretendojnë se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us