335 qytetarë gjobiten për maskën, 23 për fashën e orarit, 3 lokale me 1 mln lekë

335 qytetarë gjobiten për maskën, 23 për fashën e orarit, 3 lokale me 1 mln lekë


Ndëshkohen me masë administrative 361 qytetarë që nuk zbatuan masat anti-Covid, gjatë 24 orëve të fundit.

335 prej tyre janë ndëshkuar për mosvendosjen e maskës mbrojtëse, 23 për mosrespektimin e orarit të lejuar të lëvizjes dhe 3 për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar 335 qytetarë pa maskë, me gjobën 3.000 lekë secili.

4 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve dokumentin e identifikimit, janë shoqëruar në komisariatet e vendit, dhe janë ndëshkuar po me gjobën 3.000 lekë.

Po ashtu 3 lokale ku ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet anti-Covid, janë gjobitur me 1 milion lekë të vjetra.

23 qytetarë që lëviznin pas orës policore (20:30), pa arsye të domosdoshme, janë ndëshkuar me 10.000 lekë.

Policia e Shtetit paralajmëron vijimin e punës për monitorimin e zbatimit të masave anti- Covid në të gjithë vendin, si dhe apelon për zbatimin rigoroz të tyre.

 

 


Etiketa: , , ,






Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us